Reagon sërish Ambasada Amerikane për opozitën, ka një mesazh për protestën e...

Reagon sërish Ambasada Amerikane për opozitën, ka një mesazh për protestën e sotme

95
0
Shares

Ambasada Amerikane ka një thirrje dhe një mesazh për zhvillimin e protestës së  dytë të opozitës.

Ambasada e SHBA-së ka dërguar sot një mesazh për shtetasit e saj, ku paralajmëron se protesta mund të shtrihet në disa pika të tjera të kryeqytetit, si dhe mund të ketë elemente dhune.

“Kohëzgjatja e protestës është e panjohur, protestuesit mund të marshojnë dhe në vende të tjera. Ekziston mundësia për dhunë. Shërbimet konsullore të planifikuara për sot në mëngjes janë anuluar. Demostruesit protestojnë kundër qeverisë shqiptare”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në drejtim të qytetarëve të saj.

Ndërkohë që në një postim të bërë në Facebook, Ambasada shkruan: Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.

Thirrje për të shmangur dhunën në protestën e sotme ka pasur dje dhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, pas një takimi që zhvilloi në selinë blu me Lulzim Bashën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY