DETAJE/Zbulohet arsyeja banale pse gardisti vrau gruan me armën e shërbimit

DETAJE/Zbulohet arsyeja banale pse gardisti vrau gruan me armën e shërbimit

227
0
Shares

Të tjera detaje zbulohen nga krimi i ndodhur në familje mëngjesin e sotëm, ku mbeti e vrarë një tjetër grua.

Gardisti 44-vjeçar Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi. Sipas burimeve,  vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti, ndërsa fqinjët pasi kanë dëgjuar krisma kanë njoftuar policinë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se vrasja ka ndodhur për arsye banale. Dyshohet se  bashkëshorti ka vrarë gruan, pasi nuk dëshironte që ajo  të fillonte punë, por të kujdesej për vajzën 3-vjeçe. Çifti kishte një vajzë të vogël të cilën e dërgonte bashkëshortja e vrarë cdo ditë në çerdhe, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët të dërgojë vajzën në çerdhe dhe mendohet se kishte filluar punë.

Përsa  i përket marrëdhënies së tyre, fqinjët shprehen se ata nuk kishin probleme dhe ishin një model në lagje. Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame dhe gruaja ishte e mbuluar me shami. Gardisti kishte 15 vite që shërbente në Gardën e Republikës.

Policia arrestoi 44-vjeçarin Alket Arapaj i cili ishte punonjës i Gardës së Republikës. Viktimë mbeti Ervilma Seferi, 36 vjeçare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY