Dhuna në QSUT, reagon PD: Mjekët janë viktima, përgjegjës është ministria

Dhuna në QSUT, reagon PD: Mjekët janë viktima, përgjegjës është ministria

92
0
Shares
Deputeti demokrat Bardh Spahia ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj mjekut në QSUT, duke u shprehur se çdo lloj dhune ndaj mjekëve nuk ka justifikim.
Deputeti shkruan në rrjetet sociale se gjendja në spitalet e vendit nuk është për faj të mjekëve, por si pasojë e menaxhimit të ministres Ogerta, e cila sic shkruan deputeti iu dha prioritet PPT-ve në shëndetsi.
REAGIMI I PLOTË
Solidaritet me gjithe koleget e punonjesit e shendetesise qe punojne shpesh ne kufij mbijetese per nga ngarkesa e kushtet e punes. Denoj me force dhunen e ushtruar ne menyre kriminale ndaj kolegut infeksionist ne krye te detyres. Dhuna ndaj bluzave te bardha eshte e papranueshme e nuk ka justifikim!
Jam i ndergjegjshem qe cdo dite te semuret perballen me sorollatje, mungesa ilacesh e sherbimesh ne spitalet tona. Por ne asnje moment keto mungesa nuk jane per faj te mjekeve, te cilet jane viktima e pare e menyres sesi “Rilindja” menaxhoi shendetesine keto 5 vjet. Ju dha prioritet PPP qe mbushnin cdo dite xhepat e oligarkeve duke varferuar me shume shqiptaret e spitalet publike ku shkojme cdo dite. Pergjegjes per keto kushte miserabel nuk jane mjeket por ministria e shendetesise. E sot si per ironi te fatit Ogerta del te laje duart si Pillati.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY