‘Bizneset në dëshpërim’, deputetja: Në 16 Shkurt, eja në shesh për xhepin...

‘Bizneset në dëshpërim’, deputetja: Në 16 Shkurt, eja në shesh për xhepin tënd

49
0
Shares

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka qënë një një tjetër vizitë në bizneset e kryeqytetit. Ajo ka vërejtur se shumica prej tyre, nuk kishin bërë ende shitjet e para dhe pse ora shënonte 12.

Deputetja liston problemet që secili biznes kishte, nisur me taksat e deri tek largimi i konsumatorëve.

Sipas Tabakut, kjo ka një zgidhje dhe është protesta e 16 Shkurtit.

REAGIMI I TABAKUT

Gjatë vizitës së sotme në një numër të madh dhe të shumëllojshëm biznesesh vërejta se shumica e tyre ndonëse ora po afronte 12 nuk kishin nisur ende të bënin shitjet e para. Qytetarët nuk kanë parà të blejnë produkte, nuk konsumojnë pasi të gjitha të ardhurat u shkojnë në taksa, çmimin e nergjisë, tarifën e ujit, kostot e transportit. Edhe marketet ishin në krizë të thellë sa i takon konsumatorëve, dëshpërimi i tyre qe i madh.

A ka zgjidhje kjo situatë? Po! Një ekonomi e drejtuar për nga konsumi dhe qytetari e jo nga oligarkua është zgjidhja. Përkrah uljes së taksave, uljes së TVSh-së dhe incentivave të bizneseve do të shoqërohet me rritjen e pagave, uljen e çmimeve të energjisë elektrike, karburantit dhe sa e sa të mirave të tjerave që rëndojnë artificialisht kostot e produkteve. Qytetarët do t’u rikthehen shpenzimeve dhe nuk do t’u mbarojë rroga në ditët e para të muajit.

Ata që nuk e duan konsumin, që duan një individ të varfër, një shqiptar që nuk konsumun por që vetëm taksohet për tu pasuruar vetëm lagjia e mazhorancës, janë ata që sot qeverisin. Në 16 shkurt eja në shesh për të protestuar për xhepin tënd. Eja në shesh për të protestuar për taksat e larta. Për tarifat e larta. Eja në shesh për një Shqipëri më të mirë dhe për një shqiptar me më pak taksa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY