Spiropali flet për skandalin e përdhunimit në Kavajë: Raste të tilla janë...

Spiropali flet për skandalin e përdhunimit në Kavajë: Raste të tilla janë bërë edhe filma

436
0
Shares

Zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në emër të qeverisë lidhur me skandalin në Kavajë, ku një vajzë minorene është përdhunuar në grup nga 7 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Kavajë.

Lidhur me këtë rast, në një deklaratë për mediat, Spiropali ndalet më shumë duke hedhur sulme ndaj PD. Duke përdorur si argument, faktin se të tilla ndodhin edhe në vend të zhvilluara, ajo akuzoi PD se po e përdor politikisht këtë ngjarje.

Nuk u besoja syve kur lexova deklaratën e PD, është vetëm një dëshmi e qartë e dëshpërimit opozitar që nuk nguron të përdorë raste të tilla për ushqimin politik të ditës.

Policia kur ka marrë denoncimin për rastin e minorenes ka filluar menjëherë hetimit. Agjencia për mbrojtjen e fëmijëve e ka marrë vajzën nën kujdes shëndetësor.

Raste të tilla fatkeqësisht ndodhin edhe në vende të tjera të zhvilluara, edhe në Amerikë, në Suedi, bëhen edhe filma për raste të tilla të tmerrshme që kanë një ndjeshmëri të madhe sociale, ama asnjë parti politike në këto vende nuk del për ta përdorur rastin për politikë dhe për të gjetur fajtorin, shkaqet e pasojat te qeveria e një vendi”, u shpreh Spiropali.

Adoleshentët janë ende në burg, ndërsa vajza është në trajtimin e psikologes.  Dy prej 7 të arrestuarve pranuan akuzat e Prokurorisë, ndërsa 5 të tjerët jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY