Komisioni i Ligjeve miraton dekretin e Metës për Kadastrën

Komisioni i Ligjeve miraton dekretin e Metës për Kadastrën

81
0
Shares

Komisioni i Ligjeve në Kuvend ka vendosur të miratojë dekretin e Presidentit Ilir Meta që rrëzonte ligjin për ‘Kadastrën’ të përgatitur nga qeveria Rama.

Komisioni ka votuar në mënyrë unanime për të pranuar dekretin e Presidenti Meta, ndërsa ligji duhet të rishikohet.

Ndërkaq deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se me ligjin që ka miratuar maxhoranca nuk rikthen pronën.

Problemi është se si koncepton Edi Rama shtetin, gjithçka në dorën e tij. Me ligjin që keni miratuar nuk riktheni pronën. Në 6 vjet jeni tallur me shqiptarët.
Pasi mbyllni gjykatën kushtetuese vazhdoni te shkatërroni të drejtën pronësore në mënyrë brutale”, u shpreh Bylybashi.

Deputeti i PD tha se ky ligj tregon konceptin që ka maxhoranca për të drejtat themelore të shqiptarëve që mund t’i merrni dhe jepni sa të doni.

Bylykbashi deklaroi se pranimi i dekretit do të thotë rrëzimi i ligjit dhe do të thotë kthimi tek propozuesit.

Presidenti Ilir Meta ktheu për shqyrtim projektligjin për Kadastrën, pasi e konsideroi si të paplotë. Meta e rrëzoi ligjin, me argumentet se:

“Bazuar në ligjin nr. 111/2018 “Për kadastrën” me Kushtetutën, dhe në përfundim të shqyrtimit çmon se disa nene të veçanta të këtij ligji, bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë; cënojnë parimin e sigurisë juridike; krijojnë tension kushtetues; si dhe nuk janë në harmoni me jurisprudencën kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY