Grabitja në Pashaliman, kërkohet shkarkimi i 15 ushtarakëve dhe komandantit të Forcave...

Grabitja në Pashaliman, kërkohet shkarkimi i 15 ushtarakëve dhe komandantit të Forcave Detare

97
0
Shares

Shtabi i Përgjithshëm  ka kërkuar shkarkimin e 15 ushtarakëve. Ky vendim vjen pas përfundimit të hetimit adminsitrativ lidhur me vjedhjen në bazën ushtarake Pashaliman në Vlorë.

Ndërkohë mësohet se i është propozuar  presidentit Ilir Meta shkarkimi i Gjeneral Major Ylber Dogjani me detyrë komandant i Forcave Detare.

Skandali për grabitjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit solli shoqërimin e pesë ushtarakëve të cilët vazhdojnë të mbahen të ndaluar, ndërsa akuzohen për “shkelje të rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishme” dhe “vjedhje”.

Mësohet se katër nga personat e vënë nën akuzë janë: 52-vjeçari Lesko Ramosaçaj, 42-vjeçari Edlir Nelaj, 23-vjeçari Ervis Memsulaj dhe 25-vjeçari Ardit Ramaj.

Burime ushtarake bëjnë të ditura se bëhet fjalë për një arsenal të vërtetë armësh, nga ato të kalibrave të lehtë, deri tek më të rëndët, përfshirë dhe plumba blindshpues. Mes armatimit të vjedhur është edhe një pushkë amerikane me dylbi M4, disa kallashnikovë si dhe një sasi prej 5 mijë fishekësh.

Dyshimet e para janë se autorët kishin informacion nga brenda bazës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY