Basha në Lezhë, prezanton planin e detajuar ekonomik për uljen e taksave

Basha në Lezhë, prezanton planin e detajuar ekonomik për uljen e taksave

51
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha teksa takoi biznesin e vogël në Lezhë iu rikujtoi se me të ardhur në pushtet, i gjithë biznesi i vogël me nën 140 milionë lek të vjetra në vit do të përjashtohet nga TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu në vitrinë.

Biseda me një tregtar:

Tregtar: Keni bërë shumë mirë që keni ardhur. Bashkia ka punuar, por qeveria na ka lënë në harresë.

Basha: Taksat e Bashkisë së Lezhës janë 20%-25% më të ulta se taksat e bashkisë së Sarandës. Çmimin e nergjisë e keni parë të rritet, çmimin e naftës e keni parë të arrijë kulmin. Askush s’e paguan naftën më shtrenjtë se shqiptarët. E ashtuquajtura “heqja e taksave për biznesin” është kthyer në një boomerang, me të gjitha gjobat, çmimin e rritur të energjisë dhe naftës, ndërkohë që kudo ku kam qernë më kanë thënë se xhiro ka rënë dhe njerëszit nuk kanë lek për të blerë.

Tregtar: Mezi nxjerrim bukën e gojës. Asgjë tjetër.

Basha: Kjo është gjendja kudo. Kjo situatë po çon në mbylljen më të madhe të biznesit të vogël në Ballkan. Sot që flasim 50 biznese të vogla do të mbyllin qepenat për të mos i hapur më. Dhe kjo ndodh çdo ditë. Kjo është e papranueshme. Familjarët po humbin bukën e gojës dhe punën. Qeveria nuk ka në vëmendje papunësinë e shqiptarëve. Nuk kanë këtë interes, por pasurinë e tyre marramendëse. Kjo situatë do të marrë fund një orë e më parë. Qëllimi ynë është punësimi, prioriteti ynë kryesor. Ju duhet të vazhdoni biznesin për veten tuaj dhe punësim për njëerëzit.

I gjithë biznesi i vogël me nën 140 milionë lek të vjetra në vit, që jam i sigurt se ti nuk e ke as gjysmën e asaj xhiroje në Lezhë, do të përjashtohet nga TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu tek vitrina jote, mirëqënie dhe punësim. Qëllimi ynë është të merrni diklë tjetër në punë, e jo të të mbyllet biznesi.

Basha premtoi se ditën e parë kur shqiptarët do e besojnë me votë, do të ulet energjia deri në 40%.

Edi Rama premtoi se do të ulë energjinë. Energjia është rritur 100%. Ne kemi një plan për të ulur çmimin e energjisë mes 30%-40% edhe për biznesin që prodhohen, edhe për konsumatorin.

Fasha nën 300KW do të ketë ulje, familjet me ndihmë ekonomike, 200KW e parë do t’i kenë të paguara nga shteti. Sepse energjia prodhohet me kosto minimale. Këtë vit OSSH ka dalë me fitim 100 milionë Euro. 4 milionë e gjysëm i kanë futur nmë xhep brenda ditës. Kësaj duhet t’i japim fund. Që paratë të shkojnë subvencionim për shqiptarët që nuk kanë mundësi ta paguajnë, tha Basha.

Nga ana tjetër, kreu i PD tha se duhet ulur çmimi për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë shqiptarët me ndihmë ekonomike.

PD, sipas Bashës ka planin për këtë të llogaritur me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe gjermanë.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY