EMRI/Lokalizohet grabitësi i bankës, policia aksion në tokë dhe ajër për kapjen...

EMRI/Lokalizohet grabitësi i bankës, policia aksion në tokë dhe ajër për kapjen e tij

151
0
Shares

Policia e Tepelenës po vijon me kërkimet për kapjen e autorit të grabitjes së një banke  të nivelit të dytë në Tepelenë.

Policia është vënë në ndjekje të tij, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen.

Autori i dyshuar Kristo Ruçi 25 vjeç është lokalizuar në fshatin Mamaj. Në dispozicion të policisë është vënë edhe një helikopter.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 të ditës së djeshme në qendër të qytetit. Autori i grabitjes, mbante në dorë një armë zjarri me tytë të gjatë dhe nën kërcënimin e saj, grabiti paratë që ndodheshin në arkë.

Grabitësi e ka menduar me detaje aksionin, pasi ka kaluar me mjetin tip “Benz”, ngjyrë gri, jo në rrugën që kalon para Komisariatit të Policisë, duke shmangur edhe patrullën.

Autori është drejtuar në bankë në momentin që patrulla e Policisë është larguar. Duke hyrë me shpejtësi, i maskuar me një kapuç dhe pa folur asnjë fjalë, ai ka kërcënuar me armë punonjësit e bankës, ka grabitur lekët që ndodheshin në arkë dhe është larguar. Ndonëse nuk e ka përdorur armën, një plumb ka mbetur brenda në bankë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY