Del nga burgu së shpejti? Miku i Stresit zbulon planet e reperit

Del nga burgu së shpejti? Miku i Stresit zbulon planet e reperit

101
0
Shares

Edhe pse reperi Stresi ndodhet në burg, gjithmonë interesi për të ka qënë i madh, i referohemi këtu dhe marrëdhënies së tij me Kejsin, e cila duket të jetë më e fortë se kurrë.

Stresi vuan dënimin e tij pas akuzave dhe arrestimit për trafikim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë Keisi nuk nuk i ka ndalur postimet e saj ku tregon se dita-ditës i mungon dhe më tepër partneri i saj.

Por edhe pse ndodhet prapa qelisë, mesa duket Stresi po përgatit hite të reja pasi është frymëzuar për të punuar fort që të rikthehet sa më shpejt.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Top Koha”, miku i tij reperi, Anestezion ka zbuluar se Stresi del shumë shpejt nga burgu dhe aty ka punuar për disa projekte të reja.

Nga kontaktet e fundit që kam pasur me Stresin më ka treguar se ka shkruar shumë këngë të reja. Më ka premtuar se do të rikthehet shumë shpejt dhe fuqishëm. Ai del shumë shpejt nga burgu pasi nuk ka asnjë fakt që dëshmon për fajësinë e tij dhe në muzikë do të rikthehet më fuqishëm se kurrë”, u shpreh Anestezioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY