Vrau 20-vjeçarin dhe e la në rrugë, pranga të riut nga Fieri

Vrau 20-vjeçarin dhe e la në rrugë, pranga të riut nga Fieri

162
0
Shares

Policia e Fierit ka arrestuar autorin e aksidentit që i mori jetën 20-vjeçarit nga fshati Hoxharë e Vjetër, Arif Xhafa.

Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.

Sipas policisë, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

20-vjeçari u gjet mbrëmjen e kaluar pa jetë në një kanal në fshatin Hoxharë e Vjetër të njësisë Dërmënas në Fier nga familjarët dhe është transportuar për në spital nga i ati.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY