Njoftimi për tarifat, Rama përgënjeshtron zërat: Pengmarrësit po përpiqen të dezinformojnë

Njoftimi për tarifat, Rama përgënjeshtron zërat: Pengmarrësit po përpiqen të dezinformojnë

58
0
Shares

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Kryeministrit Edi Rama pasi studentët zbuluan sipas tyre mashtrimin me përgjysmimin e tarifave.

Në një postim në Twitter Rama ka reaguar pas publikimit të një njoftimi nga sekretaritë e universiteteve ku thuhej se studentët duhet të paguajnë vlerën e plotë të tarifës së studimit.

Rama ua le fajin një grupi pengmarrësish të protestës të cilët sipas tij po dezinformojnë studentët lidhur me tarifat ku askush të mos paguajë më shumë se 50%.

REAGIMI I RAMËS

“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%.

Eshtë miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit!Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë. 

Studentët nuk po protestojnë para Kryeministrisë, duke qëndruar para Ambasadës Amerikane për disa minuta, për t’i kërkuar zgjidhjen e munguar dhe mbështetje.

Studentët bëjnë thirrje që t’u bashkohen në protestë, pasi disa kanë nisur të shkojnë në mësim, duke thyer bojkotin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY