‘Nuk besojmë tek Kryeministri’ studentët zhvendosin protestën tek Ambasada Amerikane

‘Nuk besojmë tek Kryeministri’ studentët zhvendosin protestën tek Ambasada Amerikane

63
0
Shares

Studentët nuk kanë qëndruar për shumë gjatë para Kryeministrisë, duke e zhvendosur protestën e tyre në Ambasadën Amerikane.

Arsyeja pse ata kanë zhvendosur protestën aty është fakti që Kryeministri nuk po u jep  zgjidhje për kërkesat e tyre. Studentët disa herë u janë drejtuar me deklarata përfaqësuesve ndërkombëtarë në vendin tonë lidhur me kërkesat e tyre.

Në 8 Janar, në ditën e 34 të protestës, studentët ishin më të paktë në numër, ndërsa u zhvilluan edhe orë mësimi në disa Fakultete. Faktori kryesor në reduktimin e numrit të tyre në shesh kanë qenë temperaturat e ulëta.

Studentët janë shprehur se nuk kanë besim tek Institucionet shqiptare duke u shprehur se do të vijojnë me protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Studentët do të qëndrojnë për pak minuta edhe përballë Fakultetit Ekonomik të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY