VIDEO/Ngricat shkaktojnë aksident, përplasen 28 makina

VIDEO/Ngricat shkaktojnë aksident, përplasen 28 makina

90
0
Shares

Një aksident i rëndë ndodhi në kryeqytetin turk, si pasojë e ngricave.

Mediat vendase thonë se 28 makina u përfshinë në aksident zinxhir në  Ankara.  Prej disa ditësh qyteti është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe ngricë në rrugë, çka kanë sjellë vështirësi në qarkullim.

Sipas agjencisë turke të lajmeve “DHA”,  aksidenti ndodhi në urën Aksemsettin mbi Bulevardin Perëndimor të kryeqytetit.

Në momentin që makinat po zbrisnin, ato kanë humbur kontrollin duke u përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e ngricës.

Në mesin e makinave të aksidentuara ndodhej edhe një ambulancë. Të paktën 7 persona u plagosën në aksident, ndërsa qarkullimi në rrugë u bllokua për të paktën 1 orë e 30 minuta.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY