FOTO/Shqiptari kthehet në hero, shpëton fqinijin italian nga rrënojat e tërmetit

FOTO/Shqiptari kthehet në hero, shpëton fqinijin italian nga rrënojat e tërmetit

67
0
Shares

Një tjetër shqiptar është kthyer në hero, këtë herë në Itali.

Bëhet fjalë për Gazmed Hysenaj, shqiptari nga  Fieri, për të cilën ka shkruar Gazeta italiane La Republicca. Emigranti shpëtoi fqinjët e tij italianë nga rrënojat e tërmetit 4.8 ballë që goditi  Sicilinë, pas shpërthimit të vullkanit më aktiv Etna.

Në shkrimin  e gazetës italiane La Republicca, thuhet se shqiptari ka mbërritur vetëm 1 vit më parë në Itali dhe punonte si murator. Jetonte bashkë me familjen e tij.

Qyteza Zafferana Etnea me fraksionin e saj Fleri, është një nga më të dëmtuara.  Ndër rreth 9 mijë banorë që jetojnë në këtë komunë, 186 janë emigrantë shqiptarë.  E mes tyre është dhe shqiptari nga Fieri Gazmend Hysenaj, me profesionin murator. Janë heronjtë e rastësishëm të Flerit, qytezës më të goditur nga tërmeti.  Gazmendi rrëfen se është zgjuar në mes të natës nga të qarat e fëmijëve të tij e ulërimat e komshiut.”-shkruan gazeta italiane.

Ndërkohë Gazmendi ka rrëfyer vetë çastet:

Janë momente që s’ mbarojnë kurrë. Mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxora në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazhdonte të thërriste, “më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e banesës së tij ishte e bllokuar. U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur. Në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi. Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shkatërroj portën, munda të shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dalë i gjallë nga gërmadhat e banesë”, -tregon Hysenaj.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY