Merr flakë makina gjatë ecjes, shpëton mrekullisht i riu në Fier

Merr flakë makina gjatë ecjes, shpëton mrekullisht i riu në Fier

59
0
Shares

Një makinë ka shpërthyer në ecje duke rrezikuar jetën e shoferit i cili ishte brenda saj.

Policia bën me dije se 20 vjeçari që drejtonte automjetin, ka shpëtuar fatmirësisht nga shpërthimi.

Automjeti është në pronësi të shtetasit Ismail Driza, 20 vjeç. Shkak për këtë incident është bërë një defekt në motor.

Informacion paraprak
Në datën 28.12.2018, rreth orës 11:20, në vendin e quajtur “Globi”, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Reno” me drejtues shtetasin I.D, 20 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një difekti në motorin e mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY