Vrasja e 17-vjeçares, policia arrin të kapë bashkëpunëtorin e autorit në krim

Vrasja e 17-vjeçares, policia arrin të kapë bashkëpunëtorin e autorit në krim

161
0
Shares

Policia ka vënë në pranga një nga bashkëpunëtorët e të dyshuarit kryesor për vrasjen e adoleshentes në Laprakë.

Sipas policisë, është arrestuar Ronald Muzhaqi me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

Ndërkohë, ende vazhdon ende të jetë në kërkim i dyshuari kryesor që vrau 17-vjeçaren dhe plagosi 23-vjeçarin Erion Benga.

Nga ana tjetër policia deklaroi se ka identifikuar autorin, por kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë nuk ka ende ndonjë të dhënë mbi identitetin e autorit.

NGJARJA 

Deri më tani, referuar kamerave të sigurisë dhe hetimeve paraprake, policia ka zbardhur faktin se 17 vjeçarja nga Mirdita, që humbi jetën ka qenë në lokal me të riun  në orët e pasdites.

Po në atë lokal kanë qenë dhe autori i krimit së bashku me një person tjetër.

Këtat ë fundit kanë qenë të ulur në një tavolinë tjetër. Policia ka dyshime se mes djemve ka pasur një konflikt  brenda lokalit, që ka detyruar Erion  Bengon të dilte jashtë bashkë me vajzën.

Ata kanë qenë  të hipur në makinë kur është afruar autori dhe ka qëlluar të paktën 4 herë.

Për pasojë 17 vjeçvarja ka marrë plagë në kokë, dhe humbi jetën në vend, ndërsa 23 vjeçari mori një plumb në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY