Vasili i nxjerr shifrat Ramës: 80% e policëve kanë aplikuar për lotarinë...

Vasili i nxjerr shifrat Ramës: 80% e policëve kanë aplikuar për lotarinë amerikane

54
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i referohet një tjetër çështjeje në vend, për të cilën fajëson kryeministrin Edi Rama.

Sipas Vasilit, i cili nxjerr dhe shifrat, 80% e policëve kanë aplikuar për llotarinë amerikane, ndërsa 70% e tyre jetojnë nën minimumin jetik.

Reagimi i Petrit Vasilit

Per turpin e Edi Rames 80% e policeve kane aplikuar per llotarine amerikane.

Per faqen e zeze te Edi Rames 70% e familjeve te policeve jetojne nen minimumin jetik.

Ne ditet e errta te Edi Rames shqiptaret kane qene me te pasigurte se asnjehere,pronat e tyre me te rrezikuara se kurre,familjet me te shqetesuara se asnje here.

Me te qetet dhe te sigurtet ne ditet e Edi Rames kane qene vetem trafikantet dhe kriminelet.

Ne ditet e zeza te Edi Rames shqiptaret e kane pare lirine,dinjitetin te neperkembur dhe policine te demoralizuar,te varfer dhe te percmuar e neperkembur dhe jo si mbrojtjen e tyre..

Cdo dite me tej e Edi Rames eshte dite e keqe per këdo

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY