Artikulli i gazetës serbe: Mafia shqiptare ka pastruar 1.5 miliardë euro në...

Artikulli i gazetës serbe: Mafia shqiptare ka pastruar 1.5 miliardë euro në 10 vitet e fundit

67
0
Shares

Në një artikull të gazetës serve ‘Kurir’ shkruhet se mafia shqiptare ka pastruar përgjatë 10 viteve të fundit më shumë se 1.5 miliardë euro në tregun e pasurive të patundshme në Serbi.

Gazeta serbe “Kurir”, shkon më tutje duke zbuluar se pasuri të tilla janë fituar përmes  drogës dhe trafikimit të armëve.

Sipas ish-drejtorit të policisë në Beograd, Marko Nikoviç, mafiozët shqiptarë pastrojnë midis 80 dhe 100 milionë euro në vit përmes blerjes së tokave truall, pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin e ndërtesave, të gjitha këto nëpërmjet “të ashtuquajturve biznesmenë serbë.

Ai shton se në këto transaksione, si rregull, shqiptarët nuk dalin kurrë, por kjo bëhet përmes disa mënyra:  për shembull, Petar Petrovic nga Mynihu, i cili, për një përqindje të caktuar, shërben si një fasadë, veçanërisht në jug dhe juglindje të Serbisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY