Projekti tek Unaza e Re, ish-ministri: Po qelb gjithë dynjanë, ç’punë ka...

Projekti tek Unaza e Re, ish-ministri: Po qelb gjithë dynjanë, ç’punë ka shteti që prish shtëpi kuturu?!

114
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të dokumentave nga ana e PD lidhur me favorizimin që po i bëhet Edmond Begos në projektin e Unazës së Re.

Sipas Manjanit, ajo që nuk kuptohet është se pse shteti ndërhyn  për të prishur shtëpi duke cilësuar se futja e shtetit në këto gjera mban erë të rëndë.

Sipas PD,  Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial luksoz tek zona e Unazës së Madhe.

REAGIMI I PLOTË

Dje mësova se tek Unaza e Re do ndërtohen komplekse pallatesh.

Shumë mirë!

Ajo zonë vetëm me komplekse banimi të tilla urbanizohet dhe e rregullon edhe pamjen urbane.

Ndaj kush ka takat, zanat e hesap mirë është të lejohet të ndërtojë. Natyrisht sipas një plani urban dhe jo me studime pjesore, siç ndërtonte Rama.

Le të bëhet edhe ana tjetër e atij segmenti të Unazës si ana përballë, ku mirë apo keq, u ndërtuan komplekse banimi të larta shumë herë më të rregullta se ndertimet kaotike me blloqe betoni.

Ajo që nuk justifikohet është pyetja: ç’punë ka shteti që prish shtëpi kuturu?!

Në kësi rastesh shtëpitë e vjetra i prish ndërtuesi, i cili merret vesh me pronarët e shtëpive me apo pa legalizim. U bënë 28 vite që ndërtohet në Tiranë dhe ndërtuesit e dinë shumë mirë si gjendet gjuha e bashkëpunimit me pronarët e shtëpive.

Realisht futja e shtetit në këto gjëra, mban erë të rëndë. Erë e cila kur bashkohet me erën e supër qelbur nga korrupsioni 40 milionësh i rrugës, qelb gjithë dynjanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY