Vezë Ramës, lapsusi i Ruçit dhe kërkesa e opozitës, çfarë ndodhi sot...

Vezë Ramës, lapsusi i Ruçit dhe kërkesa e opozitës, çfarë ndodhi sot në Kuvend

86
0
Shares

Seanca parlamentare është shtyrë për në orën 18:00. Ky vendim është marrë pas tensioneve të krijuara mes mazhorancës dhe opozitës.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpriti seancën dy herë, duke kërkuar largimin e deputetit Hasa, i cili refuzoi të linte sallën.

Madje, kreu i Kuvendit ka bërë dhe një lapsus gjatë fjalës së tij, ku në vend që të thoshte Byroja e Kuvendit tha Byroja e Partisë.

Zoti Hasa liro sallën. Liro sallën. Kryetari i grupit nxirre deputetin jashtë. Do të ta jap fjalën menjëherë sapo deputeti të lirojë sallën në zbatim të vendimit të Byrosë së Partisë…Byrosë së Kuvendit. (në sallë duartrokitet). Procedura do të vazhdojë kur deputeti të lirojë sallën. Peng seancën nuk mund ta mbajë një deputet dhe as një grup parlamentar, ka thënë Ruçi. 

Deputetët e opozitës nuk kanë qënë dakord me këtë vendim, ndërsa kanë kërkuar që nga seanca të përjashtohet kryeministri Rama, i cili sipas tyre përdori fjalor denigrues dhe fyes në kuvend.

Çfarë ndodhi në Kuvend? 

Deputeti Endri Hasa goditi me vezë Kryeministrin Edi Rama i cili po fliste në foltore. Deputeti i PD Endri Hasa qëlloi kryeministrin Edi Rama me vezë pasi ai mori fjalën në seancë por tha se nuk do e përdorte kohën e tij dhe do ia linte opozitës, sepse vetë do vazhdonte dialogun me studentët.

Ai tha se këtë e kishte nga studentët, të cilët ndodhen në ditën e 16 të protestës së tyre.

Në një prononcim për mediat, ish-kryeministri Berisha e cilësoi si kartolinë për vitin e ri nga studentët, veprimin e Hasës, teksa shtoi se vezët vinin nga Surreli.

Reagimi i Ramës 

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama e komentoi si një veprim i bërë nga frika e mllefit të studentëve. Në reagimin e tij të fundit, Rama ironizon opozitën.

U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë. Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s’është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë”, shkruan Rama në reagimin e dytë pas përfundimit të kësaj seance.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY