Rama qëllohet me vezë, reagon Berisha: Kartolina për Vitin e Ri

Rama qëllohet me vezë, reagon Berisha: Kartolina për Vitin e Ri

96
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar veprimin e deputetit Endri Hasa.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ish-kryeministri u shpreh se deputeti Endri Hasa i dhuroi kryeministrit Rama, kartolinën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri nga studentët.

Ai duke ironizuar tregoi se nga kishin ardhur vezët me të cilat deputeti i PD-së, Hasa qëlloi kryeministrin.

“Vezët që hodhi deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, ishin kartolina e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri që deputeti i dërgoi për studentët kryekumbarës, kreut të krimit të organizuar dhe kreut të korrupsionit Edvin Kristaq Ramës. Që ta merrni vesh ju, ato vezë vinin direkt nga Surreli,” – është shprehur Berisha.

Vezët e Endri Hasës ishin kartolina e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri që i dërgoi kryekumbarit dhe kreut të krimit të organizuar, Edvin Ramës. E vërteta është se ato vezë vinin direkt nga Surreli! sb

Publiée par Sali Berisha sur Jeudi 20 décembre 2018

Endri Hasa u përjashtua 10 ditë nga seanca plenare me vendim të Byrosë së Kuvendit. Këtë veprim, Kryeministri Rama e cilësoi si frikë nga mllefi i studentëve.

Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve.”- shkruan Rama në Twitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY