Fier, qëllohet me breshëri kallashnikovi makina e parkuar

Fier, qëllohet me breshëri kallashnikovi makina e parkuar

67
0
Shares

Një makinë është qëlluar me breshëri armë zjarri gjatë natës.

Nga informacionet e para, mësohet se në makinë nuk ka patur persona, dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në Fier, ndërsa ishte e parkuar pranë një karburanti në zonën e njohur si Zhupan. Bëhet me dije se drejt saj është qëlluar me 9 plumba.

Punonjësit e karburantit kanë menduar se kanë qenë fishekzjarrë.

Ndërkohë policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka nisur hetimet.

Informacion paraprak i policisë

Në datën 19.12.2018, gjatë natës është qëlluar me armë në makinën tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.B, banues në Zhupan, i cili prej 1 muaji e kishte lënë të parkuar në anë të rrugës Fier-Levan, pasi mjetin e kishte nxjerrë në shitje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY