FOTO/Zbulohen fjalët që deputeti i tha Ramës kur qëlloi me vezë, Ruçi...

FOTO/Zbulohen fjalët që deputeti i tha Ramës kur qëlloi me vezë, Ruçi merr vendimin

757
0
Shares

Që në fillim të seancës, situata u tensionua pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se do ti falte minutat deputetëve, në mënyrë që ai të vazhdonte dialogun me studentët.

Pas kësaj, deputeti Endri Hasa e ka qëlluar me vezë e cila i ka prekur vetëm kollaren. Deputeti i PD-së Endri Hasa  i ka thënë edhe disa fjalë.

“E ke nga studentët”, ka thënë Hasa kur e ka sulmuar por me sa duket Rama i ka shpëtuar vezës.

Gramoz Ruçi ka kërkuar përjashtimin e deputetit, teksa kanë ndërhyrë dhe deputetët e tjerë të cilët janë përpjekur për të qetësuar situatën.

Ruçi ndërpreu seancën, ndërkohë që së fundmi mësohet se do të mbledhë Byronë e Kuvendit për të kërkuar një masë disiplinore ndaj këtij veprimit.

Seanca do të ndërpritet dhe për një orë tjetër, ndërkohë që është propozuar  masa disiplinore, përjashtim 10 ditë nga Kuvendi për deputetin Hasa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY