VIDEO/’Turp, Turp’ momenti kur Rama përballet me studentët, shumë prej tyre braktisin...

VIDEO/’Turp, Turp’ momenti kur Rama përballet me studentët, shumë prej tyre braktisin takimin

117
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, në një takim me studentët e këtij qyteti, ndërsa nuk mund të themi se është pritur qetësisht.

Që sa kryeministri hyri brenda, ai u ndesh me studentët, të cilët mes thirrjes ‘Turp, Turp’ nuk lejuan që kryeministri të drejtohej drejt universitetit.

Gjithashtu dhe në fillim të takimit, Kryeministri Rama nuk e fshehu nervozizmin duke ngritur tonin e zërit dhe duke urdhëruar studentët të ulen dhe të mos thyejnë normat e edukatës.

Së fundmi, shumë prej tyre braktisën sallën duke mos qëndruar në takimin me kryeministrin. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nisen të thërrisnin studentët,  ndërkohë që brenda qëndruan pjesa tjetër. Kaq i duhej Kryeministrit për tu kthyer direkt me fjalët “Vetëm Europë nuk është kjo”.

K.Balliu/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY