DETAJE/Qëlloi aksidentalisht punonjësin e pyjeve, vrasësi kishte lidhje fisnore dhe krushqie me...

DETAJE/Qëlloi aksidentalisht punonjësin e pyjeve, vrasësi kishte lidhje fisnore dhe krushqie me viktimën

108
0
Shares

Policia e Elbasanit ka dhënë detajet e para lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e ndjehsme, ku një 36 vjeçar u qëllua me armë gjahu.

Policia e Elbasani ka arrestuar shtetasin P.Z., 27 vjeç, banues në Mlizë, pasi qëlloi për vdekje aksidentalisht shokun e tij Ardi Bodurri, i cili ishte punonjës i pyjeve.

Viktima ishte specialist i Pyjeve në Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe mjeti ‘Fuoristradë’ është në pronësi të kësaj agjencie.

Bodurri ka patur dhe autorizim  për vrasjen dhe marrjen e mostrave nga dhelpra e kuqe për shkak të sëmundjes së tërbimit, projekt i autorizuar nga Ministria e Bujqësisë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23.00, në fshatin Shelcan në një zonë të pyllëzuar është vrarë me armë gjahu shtetasi A. B., 36 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Elbasan dhe ata të Komisariatit të Policisë  rezultoi se viktima së bashku me autorin dhe tre persona të tjerë kishin lidhje fisnore dhe krushqie me njëri-tjetrin. Me një mjet tip ‘Fuoristradë’ me targa AA721EF  kanë dalë për gjueti dhe në momentin që ka gjuajtur gjahun, shtetasi P.Z aksidentalisht ka vrarë shtetasin A.B.

Viktima ishte specialist i Pyjeve në Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe mjeti ‘Fuoristradë’ është në pronësi të kësaj agjencie. Viktima ka patur dhe autorizim  për vrasjen dhe marrjen e mostrave nga dhelpra e kuqe për shkak të sëmundjes së tërbimit, projekt i autorizuar nga Ministria e Bujqësisë.

Grupi hetimor ka  sekuestruar dy armë gjahu dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Në Komisariatin e Policisë Elbasan janë  shoqëruar dhe tre persona të tjerë, ku nga veprimet e kryera u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit A.Z, 25 vjeç, banues në fshatin Shelsan Elbasan,  për veprën penale “Veprime  që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY