DETAJE/U ndalua në Kakavijë, reagon Panajot Barka: Po frikësojnë minoritarët

DETAJE/U ndalua në Kakavijë, reagon Panajot Barka: Po frikësojnë minoritarët

87
0
Shares

Ditën e djeshme u mësua se Panajot Barka, Shef i departamentit të gjuhes greke në Universitetin e Gjirokastrës, ishte ndaluar nga policia në pikën e  kalimit kufitar të Kakavijës, teksa po vinte nga Greqia.

Pas këtij lajmi, “Faxweb.al”, ka zbuluar të tjera detaje nga ndalimi që iu bë Panajot Barkës në Kakavijë.

Mësohet se studiuesit dhe shefit të departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës iu bë kontroll nga oficerët e doganës, në makinën e tij e tij, ku kishte rreth 100 libra në gjuhën greke.

Një prej doganierëve rastisi që të dinte gjithashtu edhe gjuhën greke, prandaj konstatoi se rreth 15 libra kishin përmbajtje për të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’. Teksa i kërkuan sqarime, Barka ka thënë se librat i kishte për studentët në Universitetin ‘Eqrem Çabej’. Të ndodhur para kësaj situate, doganierët kontaktuan me sallën operative të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër. Mbërritën nga Gjirokastra oficerë të policisë, të cilët bënë sekuestrimin e librave, si dhe morën në pyetje Panajot Barkën.

Vetë Barka e ka cilësuar ndalimin nga ana e policisë si të tmerrshëm dhe thotë se kjo është cënim i identitetit. Sipas pedagogut të Gjirokastrës ndalimi i tij synon frikësimin e minoritarëve.

“Kjo është një ngjarje e tmerrshme, e cila tregon qartë se çfarë kërkon dhe synon! Frikësimi dhe rënia e çfarëdo rezistenceje për ruajtjen e identitetit. Shkelja e autonomisë universitare, liria e lëvizjes së ideve dhe librave, shpërdorimi i çdo parimi të seriozitetit dhe dinjitetit, falsifikimi i gjithë së vërtetës, thirrja e të gjithë paligjshmërisë”, shkruan Barka në një postim në anglisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY