Protesta e madhe para Kryeministrisë, 200 studentët nisen nga Korça

Protesta e madhe para Kryeministrisë, 200 studentët nisen nga Korça

119
0
Shares

Sot është protestë kombëtare, ku studentëve pritet t’iu bashkohen qindra qytetarë dhe njerëz të thjeshtë, të cilët mbështesin kauzën e tyre pa ndërhyrje politike.

Së fundmi mësohet se nga Korça janë nisur rreth 200 studentë, të cilët do t’i bashkëngjiten protestës që të zhvillohet në Tiranë para Kryeministrisë. Studentët janë nisur që në orët e para të mëngjesit me 4 autobusë.

Sot ata hyjnë në ditën e 13 të protestës së tyre, një prej protestave më të mëdha të këtyre viteve.

Studentët kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre pa asnjë kompromis. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama kërkon dialog dhe pse shprehet se është i gatshëm të plotësojë të gjitha pikat.

Presidenti Ilir Meta riktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin për buxhetin 2019, duke i lënë kështu mundësi qeverisë të bëjë ndryshimet dhe për pjesën e arsimit.

Protesta do të zhvillohet dhe sotpara Kryeministrisë, ku disa prej studentëve kanë disa ditë që dhe kalojnë natën para godinës në shenje rezistence. Ata shprehen të vendosur, ndërsa Kryeministri ende nuk tërhiqet nga ideja për dialog.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY