Shembulli i Kolumbisë, Vasili: Fakt për Ramën, qeveria e tij kundër dijes

Shembulli i Kolumbisë, Vasili: Fakt për Ramën, qeveria e tij kundër dijes

48
0
Shares

Kreu I grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është referuar shembullit të Kolumbisë , ku qeveria u dorëzua dhe firmosi marrëveshjen për të shpenzuar rreth 1.42 miliardë dollarë për arsimin, duke sjellë kështu fitoren e studentëve që protestonin prej një muaji.

Vasili shkruan se ky është fakt për kryeministrin Edi Rama, i cili votoi kundër amendamenteve të studentëve, të cilat u propozuan nga LSI.

Vasili shton se studentët duhet ti dinë gjërat, se kryeministri i tyre nuk mendon për ta.

REAGIMI I PLOTË 

Edhe nje fakt nga Kolumbia per Ramen, qe votoi kunder amendamenteve te studenteve.

Nuk shpresoj te bej me turp dhe as te zgjoj arsyen e vdekur te Edi Rames,pasi edhe turpi edhe arsyeja nuk bashkejetojne me te.
Por opinioni i gjere publik dhe mijrat e studenteve duhet t’i dine gjerat.
Studentet e universiteteve publike ne Kolumbi jane ne greve per kerkesa te ngjashme me ato qe mijra djemve e vajzave studente,qe jane ngritur ne Shqiperi.

Presidenti i Kolumbise firmosi nje shtese ne buxhet prej 1.42 miliard dollaresh.
Kolumbia shpenzon per arsimin 16% te buxhetit, nga 3.32% qe shpenzon shkollepaku ne Shqiperi.

Eshte shume qarte se kur qeverite jane mendjehapura dhe e kane proritet arsimin parate’ gjenden.

Kur qeverite jane kunder dijes,te mbushura me injorance dhe qe e shohin suksesin tek parate e pista dhe droga atehere ndodh si ne Shqiperi kur paturpesisht rrezohen nga Rama dhe deputetet pa identitet te tij amendamentet e studenteve per disa shtesa ne buxhet per arsimin e larte dhe per permirsimin e kushteve ç’njerezore te jeteses se studenteve.

Cdo premtim i ketij kryeministri armik te dijes,shkences dhe arsyes eshte zero pa buxhetin dhe parate e nevojshme.

Cdo premtim pa buxhet eshte mashtrim.
Cdo premtim pa financim eshte betem hedhje hi syve studenteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY