Vrasja në ish-Bllok, Gjykata jep masën e sigurisë për mikun e Ervin...

Vrasja në ish-Bllok, Gjykata jep masën e sigurisë për mikun e Ervin Matës

66
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’ për Fabiol Alushin,lidhur me vrasjen në zonën e ish-Bllokut. Ai është miku i Ervin Matës.

Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg me afat 30 ditor për të. Ndërkohë Allushi ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e dy të tjerëve pasi u arrestua dy ditë më parë.

42-vjeçari njihet si mik me Ervin Matën, dhe Mevjol Bilon, komandoja që dyshohet se qëlloi në drejtim të grupit të Martinajt. Mata e Bilo vazhdojnë të jenë ende në kërkim.

Mbi 42-vjeçarin rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, armë mbajtjes pa leje, vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe vrasje e mbetur në tentativë.

I shpallur në kërkim si i përfshirë në ngjarjen e 4 Tetorit është dhe Eldi Dizdari. Ai dyshohet se ka qenë pikënisje e debatit me Ervin Matën, si pasojë e konflikteve për drogën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY