VIDEO/Lindita Nikolla shkon në Kryeministri. A do të japë dorëheqjen ministrja?

VIDEO/Lindita Nikolla shkon në Kryeministri. A do të japë dorëheqjen ministrja?

127
0
Shares

Ministrja Lindita Nikolla është parë në ambjentet e kryeministrisë mëngjesin e sotëm. Nuk dihet ende nëse ministrja do të kërkojë dorëheqjen apo është paraqitur për të takuar vetëm kryeministrin Edi Rama, por prezenca e saj në këtë godinë hap vend për diskutim.

Studentët e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ministres, dhe këtë e vërtetuan me qëndrimin e tyre me ditë të tëra para godinës së Ministrisë së Arsimit, nga ku lëshuan dhe thirrjet ‘Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat’.

Një mundësi qëndron që Lindita Nikolla të japë dorëheqjen, por ashtu si studentët janë shprehur, kjo për ta nuk është zgjidhje e problemeve të tyre. Dorëheqja e Ministres nuk i jep zgjidhje dhe plotësim kërkesave të tyre. Studentët janë shprehur se nuk janë të kënaqur dhe me shkarkimin e ministres. Ata kërkojnë vetëm realizim të kërkesave të tyre./Droni.al

Video nga ABC News:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY