Protesta e studentëve, Rama bën lëvizjen e radhës për të fituar me...

Protesta e studentëve, Rama bën lëvizjen e radhës për të fituar me çdo kusht dialogun

196
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk kërkon të bëj lëshime aspak nga pozicioni i tij duke iu përgjigjur studentëve me të njëjtën monedhë. Kreu i qeverisë është i vendosur për të marrë dialogun, ashtu si dhe studentët janë të vendosur se kryeministri duhet të plotësojë kërkesat pa të kërkojë dialog.

Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se kryeministri ka filluar të bëjë lëvizjen e radhës për të arritur qëllimin e tij, atë  të vendosjes së dialogut. Nnjë grup i ngushtë pranë kryeministrit po punon intensivisht për përgatitjen e urave të komunikimit.

Kreu i qeverisë thotë se do të nisë zbatimi i kërkesave të studentëve sapo të arrihet dialogu, për këtë ai thotë se do të japë miratimin e tyre me firmë.

Po në një reagim të fundit, këtë herë në Twitter, Rama ka shkruar se duhet vetëm DIALOG që gjërat të marrin zgjidhje, duke iu lutur studentëve për të disatë herë.

Kryeministri është refuzuar nga studentët, pasi e kanë humbur besimin tek kryeministri dhe udhëheqja e tij.  Sipas tyre nuk ka nevojë për negocim në ato 8 kërkesa, por ka vend vetëm për plotësim, më vonë nëse me firmë dhe draft është vërtetuar se kryeministri ka pranuar kërkesat, atëherë studentët do të dialogojnë./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY