Procedimi nga policia, reagon Basha: Hajduti psiqik dhe vartësit që vjedhin, nuk...

Procedimi nga policia, reagon Basha: Hajduti psiqik dhe vartësit që vjedhin, nuk hetohen penalisht

72
0
Shares

Kreu i Opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit se policia ka proceduar 25 persona  mes tyre studentë dhe pedagogë dhe njerëz të lirë.

Në një reagim në Twitter, Basha shkruan se ky shtet po degradon përditë, kjo sepse ata që vjedhin nuk hetohen, por hetohen njerëzit e lirë që ngrenë zërin.

REAGIMI I PLOTË 

Kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht. Ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtë të cilën ja u ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta dhe ka filluar procedimi penal për 25 qytetarë të lirë.

Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës në duar të krimit, por që do të shembet përpara vullnetit të njerëzve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY