Nuk dorëzohen, protesta në Korçë dhe Gjirokastër, studentë nga Elbasani nisen drejt...

Nuk dorëzohen, protesta në Korçë dhe Gjirokastër, studentë nga Elbasani nisen drejt Tiranës

75
0
Shares

Dhe ditën e sotme, studentë nga rrethet kanë vijuar me protestat e tyre.

Studentët e Universitetit “Fan Noli” të Korçës janë mbështetur sot nga nxënësit e shkollave të mesme në protestën e tyre. Ata kanë vendosur të bllokojnë hyrjen e qytetit , përmes një forme paqesore të përshkallëzimit të protestës së tyre. Ende për ta qeveria nuk ka dhënë asnjë zgjidhje.

Nga ana tjetër, studentët e Elbasanit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë sërish në shesh për të protestuar, ndërkohë që sërish do të marshojnë drejt Tiranës.

Në Shkodër, dhe pse është premtuar zgjidhje nga Rektorati, studentët sërish kanë dalë në protestë.

Dhe në Gjirokastër ka studentë të cilët kanë dalë në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre, bazuar kryesisht në 8 pikat kryesore të letrës së tyre.

Studentët në Tiranë kanë paralajmëruar për protestë të heshtur ditën e sotme, me fletë të bardha dhe libra në duar. E gjitha  kjo në shenje proteste për Kryeministrin Rama i cili nuk po jep zgjidhje ende.

25 persona janë proceduar penalisht nga policia deri më tani, mes tyre studentë, aktivistë dhe emra të njohur si Edmond Tupja dhe Robert Alia me motivacion se kanë organizuar tubime pa marrë lejë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY