Posedonin euro false, pranga 63 vjeçarit në Shkodër, në kërkim 2 të...

Posedonin euro false, pranga 63 vjeçarit në Shkodër, në kërkim 2 të tjerë

44
0
Shares

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 63-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë që akuzohen për posedim dhe përdorim kartëmonedhash të falsifikuara.

Në pranga ka rënë shtetasi L. R. 63 vjeç, banues në Tiranë,

Arrestimi i tij u bë pas një hetimi disa mujor dhe në kuadër të proçedimit penal Nr.78 viti 2018, të regjistruar në Prokurorinë Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, u bë e mundur gjetja e 46 kartëmonedhave “Euro” me prerje 100-she të dyshuara të falsifikuara, këtij shtetasi, të cilat iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u shpallen në kërkim dhe dy shtetas të tjerë që për shkak të hetimeve nuk bëhen të ditur emrat e tyre. Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY