Pas Merkelit vjen një tjetër grua, ja kush është pasardhësja e kancelares

Pas Merkelit vjen një tjetër grua, ja kush është pasardhësja e kancelares

64
0
Shares

Bashkimi Kristian Demokrat i Gjermanisë, i cili është në pushtet,  ka zgjedhur Annegret Kramp-Karrenbauer si kreun e saj të ri, duke i dhënë fund mbretërimit 18-vjeçar të Angela Merkel.

Sekretarja e përgjithshëm  CDU-së mundi Friedrich Merz, një avokat i milionerëve, pas votimeve të delegatëve në Hamburg.

Znj. Kramp-Karrenbauer, ose AKK siç është e njohur gjithashtu, mori 517 nga 999 vota.

Në krye të partisë më të madhe të Gjermanisë, zonja Kramp-Karrenbauer tani mund të bëhet kancelarja e ardhshme gjermane.

Merkel, e cila planifikon të shërbejë në mandatin e saj si kancelar deri në vitin 2021, dha një fjalim lamtumirës emocional të premten në konferencën e partisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY