Deputeti publikon foto nga seanca: Ja me çfarë prova prokuroria kërkon burg...

Deputeti publikon foto nga seanca: Ja me çfarë prova prokuroria kërkon burg për protestuesit e arrestuar

91
0
Shares

Deputetët demokratë pas shumë këmbënguljesh dhe përplasjeje me policët në gjykatë, janë lejuar të marrin pjesë në seancën gjyqësore ku do të jepet masa e sigurisë për 11 të ndaluarit nga protesta e së enjtes.

Bëhet fjalë për deputët Edi Paloka, Ervin Salianji dhe Aldo Bumci.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka publikuar disa foto të momenteve të fundit nga seanca, ku shihen të arrestuarit që qëndrojnë në pritje për të marrë vendimin.

Ajo që deputeti shkruan është se nuk ka prova të mjaftueshme për të kërkuar burg për protestuesit.

Sipas Salianjit, prokuroria po kërkon burg duke paraqitur si provë materiale bidina, pankarta dhe ristela mbajtëse.

Postimi i plotë

Nëse vjedh, trafikon, merresh me prostitucion, me vrasje, me korrupsion Rilindja të bën deputet, ministër dhe të promovon!
Nëse denoncon, ngre zërin, proteston, mbron familjen dhe banesën përfundon në burg!

Prokuroria po kërkon burg duke paraqitur si provë materiale, 5 materiale plastike ( bidona), dy pankarta letre, dhe dy ristela mbajtëse!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY