Qëlloi kryeministrin me këpucë, flet gruaja e autorit: Policia i theu krahun,...

Qëlloi kryeministrin me këpucë, flet gruaja e autorit: Policia i theu krahun, fëmijët i gjakosën…

226
0
Shares

Ilias Sketiraj është personi i cili qëlloi me këpucë kryeministrin Edi Rama, teksa po vizitonte efektivët e shtruar në spital pas protestës të së enjtes.

Ai është një ndër të arrestuarit, për të cilët prokuroria ka kërkuar burg.

Në një prononcim për mediat gruaja e tij ka rrëfyer se pse ai është detyruar të kryejë atë veprim ndaj kryeministrit Rama. Ajo tha se Iliri ishte i revoltuar që prej vitit 2014, kohë në të cilën, ai dhe fëmijët e tij ishin dhunuar nga policia gjatë një përplasje me INUK.

Burrit i thyen krahun, kurse fëmijët i gjakosën e u shkaktuan fraktura në fytyrë. Kur shkuam në spital, ata kishin zhdukur kartelat e fëmijëve”, shprehet gruaja, e cila tregoi dhe fotot për kamerat, të fëmijëve të dhunuar.

Përsa i përket, shtëpive të tyre, ajo shprehet se janë në proces legalizimi.

Kemi mbi 20 vjet në këtë zonë, kemi paguar taksa.  Do ta mbrojmë me gjak shtëpinë. Do i mbrojmë me gjak, do japim edhe jetën”, tha ajo.

Kujtojmë se banorët ndodhen ende para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku po zhvillohet seanca për 11 të arrestuarit e protestës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY