Berisha: E majta shqiptare është ‘pjellë monstruoze’ e Beogradit dhe servile e...

Berisha: E majta shqiptare është ‘pjellë monstruoze’ e Beogradit dhe servile e tij

56
0
Shares

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një prononcim për “Bota sot” e ka komentuar taksën e Kosovës vendosur Serbisë dhe deklaratën e ministrit të financave në qeverinë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili e quajti jo të shëndetshme këtë taksë.

Berisha duke folur për “Bota sot” e akuzon të majtën shqiptare si një “pjellë monstruoze” të Beogradit dhe servilë të tij.

Në këtë deklaratën e Arben Mehmetaj nuk ka asgjë të re, e majta shqiptare është krijesë, pjellë monstruoze e Beogradit, vasale dhe servile e tij. Për ta Beogradi është Meka e tyre”, ka thënë ai.

Berisha shton tutje se për të treguar vasalitetin e tyre, e majta shqiptare nuk bëri zë kur Beogradi i shpalli luftë tregtare Kosovës, e nëpërmjet saj edhe Shqipërisë me linjën e interkonjeksionit.

Ish kryeministri i Shqipërisë, taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë e quan reagim me reciprocitet.

“Kur Beogradi i shpalli lufte tregtare Kosovës dhe nëpërmjet saj edhe Shqipërisë me linjën e interkonjeksionit, këta vasal e servilë nuk e ngritën zërin, ndërsa tani që Prishtina e detyruar reagoj me reciprocitet, denoncojnë Prishtinën dhe puthen, plluq e plluq me Beogradin për t’i thënë se jemi vasal tuaj”, është shprehur Berisha për gazetën “Bota sot”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY