Shqiptarit nuk i ecën plani: Hyn për të grabitur, bie nga kati...

Shqiptarit nuk i ecën plani: Hyn për të grabitur, bie nga kati i tretë i banesës

114
0
Shares

Tentativa për të grabitur ka shkuar si mos më keq për një shqiptar në  Itali. Mediat italiane shkruajnë se teksa po largohej nga banesa ku po vidhte, shqiptari ka rënë nga kati i tretë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur në Fogazzaro në komunën Loano të Italisë, teksa 23-vjeçari shqiptar me inicialet R.M ka hyrë në një banesë për të grabitur së bashku me një shqiptar tjetër.

Të dy janë ngjitur ne katin e tretë të banesës përmes tubit të shkarkimit të ujërave. Pasi janë futur brenda, dy shqiptarët kanë nisur të kërkojnë për para.

Ka qenë ardhja e pronarit të shtëpisë, i cil i ka zënë në befasi.

Në përpjekje për t’u larguar, njëri prej tyre rrëzohet duke rënë nga ballkoni i katit të tretë, në tokë.

Shqiptari tjetër ende i paidentifikuar ka arritur të largohet. Ndërkohë i riu që u rrëzua ka pësuar dëmtime të shumta dhe është dërguar në spital nga anëtarët e Kryqit të Kuq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY