Zjarret në Kaliforni, numri i viktimave shkon në 25, Trump gjen fajtorin

Zjarret në Kaliforni, numri i viktimave shkon në 25, Trump gjen fajtorin

60
0
Shares

Numri i të vdekurve nga zjarret e tërbuara që shpërthyen në Kaliforni ka shkuar në 25, sipas zyrtarëve.

Kjo vjen pas 14 trupave të tjerë të cilët u zbuluan pranë qytetit të shkatërruar të Parajsës në veri të shtetit, duke e çuar numrin e të vdekurve të konfirmuar atje në 23.

Dy persona të tjerë humbën jetën në jug, pranë Malibu.

Rreth 250,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur tre zjarret më të mëdhenj në shtet.

Ndërkohë, Presidenti Donald Trump ia ka lënë fajet menaxhimt të dobët të pylltarisë.

Nuk ka asnjë arsye për këto zjarre masive, vdekjeprurëse dhe të kushtueshme të pyjeve në Kaliforni, përveç se menaxhimit të pyjeve që është kaq i dobët. Janë dhënë miliarda dollarë çdo vit, me aq shumë jetë të humbura, të gjitha për shkak të keqmenaxhimit të madh të pyjeve. Zgjidheni tani ose nuk ka më fonde federale për pjyet.!, shkruante Trump në Twitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY