Macron fton presidentin Meta në Francë

Macron fton presidentin Meta në Francë

60
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, niset sot për një vizitë zyrtare në Francë ku do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.

Në këtë Forum, do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.

Të dielën më 11 nëntor është njëqind vjetori i nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore, një konflikti në të cilin u vranë rreth 40 milionë njerëz.

Shtetet e Bashkuara hynë në luftë më 1917 pasi i shpallën luftë Gjermanisë dhe në vitin pasues dhanë kontributin e tyre të rëndësishëm për ta kthyer konfliktin në favor të aleatëve.

Kujtojmë se Presidenti Meta para dy ditësh, ishte në një vizitë zyrtare në Kalabri ku u prit me festë dhe një ceremoni të gëzuar. Meta aty falenderoi arbëreshët të cilët prej vitesh kanë ruajtuar traditat që prej kohës së Skënderbeut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY