VIDEO/’Bamirësi Edi Rama përdor mjerimin për propagandë’

VIDEO/’Bamirësi Edi Rama përdor mjerimin për propagandë’

100
0
Shares

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme duke publikuar një video në rrjetet sociale, të vizitës së tij në një familje të varfër.

Nuk është hera e parë që ne e shohim këtë gjë nga ana e kryeministrit, pasi iu ka kushtuar shumë kohë familje të varfëra, pikërisht në ato momente kur i duhet të mendojë diçka prekëse për të marrë pëlqimin e qytetarëve pas qindra skandaleve në të cilat është përfshirë qeveria e tij.

Së paku, kur flasim për skandale, iu referohemi denoncimeve të opozitarëve, përgjimeve, arrestimeve të ish-deputetëve apo dhe shkarkimeve të zyrtarëve të lartë për akuza të ndryshme.

Nëse kjo është propogandë e radhës, këtë gjë ende se dimë, por zëdhënesja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e sheh si të tillë, performancën e sotme të tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se një kryeministër i tillë, nuk i shkon të ndërtojë një shtëpi e të ndihmojë një familje të vetme, kur ka 40 mijë fëmilje të tjera të cilat jetojnë mes varfërisë dhe janë përjashtuar nga skema ekonomike.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Edi Rama na solli edhe sot pamje nga një familje e varfër. Për 5 vjet në pushtet i ka mohuar, harruar madje dhe përbuzur duke i quajtur dembela. E mbani mend reagimin e tij kur opozita dhe Lulzim Basha ia tregonin një nga një familjet në mjerim, te cilave u kishte hequr dhe ndihmen ekonomike. Sot kur qeverisjes se tij po i vjen fundi, na sillet si shpetimtare.

“Bamiresi” Edi Rama, ka planifikuar të shemb 600 shtëpi vetem keto dite duke i lene njerezit ne rruge dhe na thote se do ndertoj nje.

Ka planifikuar t’ju heq buken e gojes 40 mije familjeve gjate vitit te ardhshem duke i hequr nga skema e ndihmes ekonomike dhe na thote se do kujdeset per nje familje.

Mbyll mijera vende pune dhe na thote do i gjej pune nje kryefamiljari.

Ky eshte kryeministri fasade i Shqiperise, qe mjerimin e perdor per propagande.

Edi Rama nuk mashtron dot me shqiptaret duke u sjelle si bamires. 79% e te rinje duan te largohen si pasoje e keqqeverisjes se tij. Varferia, mjerimi, pamundesia, emigrimi masiv, mbajne vulen e tij.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2081797525205278/?t=98

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY