VIDEO/Sherri me Donald Trump, Shtëpia e Bardhë dënon gazetarin e CNN

VIDEO/Sherri me Donald Trump, Shtëpia e Bardhë dënon gazetarin e CNN

111
0
Shares

Gazetarit të CNN i është pezulluar hyrja në Shtëpinë e Bardhë dhe që prej ditës së djeshme, ai nuk do të lejohet të ndjekë më asnjë zhvillim apo deklaratë që del nga kjo shtëpi.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur, gazetari  Jim Acosta, i cili në Twitter shkruante se kur u përpoq të hynte në Shtëpinë e Bardhë, agjenti i Shërbimit Sekret të SHBA nuk e lejoi.

Sekretarja e shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders më vonë lëshoi një deklaratë që tha se hyrja e gazetarit u pezullua si rezultat i përpjekjes së tij për të mbajtur kontrollin e një mikrofoni gjatë konferencës së shtypit të së mërkurës me presidentin.

Ajo tha se Acosta vuri “duart e tij mbi një grua të re kur atij nuk i lejohej të fliste më.

Gazetari e pyeti Trump, nëse republikanët mbështesnin vetëm nacionalistët e bardhë, por presidenti e konsideroi “një pyetje raciste”, pyetjen e Acosta-s, madje e cilësoi atë një “person të vrazhdë e të pasjellshëm”duke i thënë se nuk duhet të punonte për CNN dhe se prezenca e tij ishte një turp i madh.

Ndiqeni videon me sherrin:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY