Dhënia me koncesion e autostradës Tiranë-Durrës, ish-ministri: Të jetë pastrim parash?

Dhënia me koncesion e autostradës Tiranë-Durrës, ish-ministri: Të jetë pastrim parash?

116
0
Shares

Problemi më madhor për ish-ministrin Manjani është se ku po shkojnë paratë e njerëzve.

Ai i referohet deklaratës së fundit të ministrit Damian Gjiknuri i cili tha se nuk ka 200 milion për rrugën Tiranë-Durrës dhe shumë shpejt do t’ia japë me koncesion një kompanie private.

Por dilema e ish-ministrit, është tek lidhja e kontratave të koncesionit ku asnjë cent nuk jepet apo garantohet me bankë.

Të jetë pastrim parash? Pyet Ylli Manjani.

Reagimi i plotë 

Borxhi.
————-
Damian Gjiknuri tha dje se qeveria nuk i ka 200 milionë euro për rrugën Tiranë-Durrës. Prandaj dhe duhet dhënë me koncension një privati, që shyqyr që na paska dalë!

Ndërkohë, borxhit aktual, prej rreth 7 miliardë euro (70% e GDP)i është shtuar edhe borxhi i fshehtë prej 2 miliardë euro, me PPP dhe kontrata të reja koncensionesh.

Për lidhjen e kontratave të koncension-korrupsionit përdoret si garanci sovrane gjithnjë shuma prej 200 milionë. Aq sa i mungojnë Damianit…

Asnjë cent nga këto 2 miliardë nuk jepet e as garantohet nga asnjë bankë apo institucion financiar!!!

Të jetë pastrim parash?!

Shpifje nuk është iher!

Por një gjë është e sigurtë: është abuzimi më i rëndë që ka ndodhur ndonjëherë! Qeveria ka vendosur se ku do çojë paratë e njerëzve të paktën për 30 vitet e ardhshme!

Borxh i frikshëm që vetëm destabilitet prodhon!

Imagjinoni sa është përqindja e korrupsionit në këto afera!

Ndërkohë parlamenti monist, politika e media bëjnë llo llo llo llo gjithë ditën kot…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY