VIDEO/’Ndëshkimi i të fortëve’, policia kap 21-vjeçarin që mbante armë me vete

VIDEO/’Ndëshkimi i të fortëve’, policia kap 21-vjeçarin që mbante armë me vete

185
0
Shares

Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeçar në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”.

Në pranga ka përfunduar Margenat Jaku, 21 vjeç, banues në Lezhë, pasi qarkullonte në ambiente publike me armë zjarri me vete.

Forcat policore në Komisariatin e Policisë Lezhë, në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve” , kanë vijuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve, ku si rezultat arrestuan  në flagrancë shtetasin Margenat Jaku, 21 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Smith me 5 fishekë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal

Lezhë Tjetër goditje në kuadër të operacionit " Ndëshkimi i të fortëve" Vihet në pranga një shtetas i cili qarkullonte në ambiente publike me armë zjarri me veteI sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me fishekëForcat policore në Komisariatin e Policisë Lezhë, në kuadër të operacionit " Ndëshkimi i të fortëve" , kanë vijuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin : – M.J, 21 vjeç, banues në LezhëGjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë tip Smith me 5 fishekë. Materialet proçedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 7 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY