Bashkia e Dropullit do paguajë shpenzimet, mijëra grekë priten të vijnë në...

Bashkia e Dropullit do paguajë shpenzimet, mijëra grekë priten të vijnë në varrimin e Kacifas

84
0
Shares

Pas mbërritjes së trupit të pajetë tek familjarët, është vendosur dita e nesërme për ceremoninë mortore të Kostandinas Katsifas, 35 vjeçarit që u vra gjatë shkëmbimit me armë me forcat RENEA.

Bashkia e Dropullit ka marrë vendimin për të paguar të gjitha shpenzimet financiare për ceremoninë e varrimit në Bularat të minoritarit grek.

Vendimi i bashkisë është bërë i ditur nga nënkryetari i bashkisë Dropull, Mihal Mano, i cili thotë se vendimi është marrë ngase familja është e varfër dhe ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritarëve në jug të Shqipërisë.

Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit dhe të qëndrojmë në lartësinë e situatës. Mbajtëm një minutë heshtje për Konstandino Kacifas. Do të mbështesim edhe me mikrofonë dhe foni zhvillimin e ceremonisë. Një këngëtar epirot do të jetë pjesë e ceremonisë me një këngë vajtimi”- tha nënkryetari i bashkisë së Dropullit.

Konstantinos Kacifa u vra 8 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Më herët dhe mediat greke shkruanin se për varrimin e tij pritet të vijnë mijëra grekë.

Mbi mijë qytetarë të Vorio Epirit përgatiten të shkojnë në Bularat në funeralin e Kacifas, që pritet të kthehet në protestë. Klima në minoritetin grek është përkeqësuar.

Ekziston rreziku që marrëdhëniet greko-shqiptare të kthehen prapa 10 vjet për shkak të kësaj ngjarje” shkruante ‘Kathimerini’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY