VIDEO/Meta thirrje institucioneve: Zbardhni sulmet ndaj gazetarëve, 12 prej tyre kanë kërkuar...

VIDEO/Meta thirrje institucioneve: Zbardhni sulmet ndaj gazetarëve, 12 prej tyre kanë kërkuar azil

66
0
Shares

Në kuadër të ditës “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve” presidenti Ilir Meta pritur  gazetarët dhe atashetë e shtypit të ambasadave të huaja.

Meta në fjalën e tij ka dhënë një mesazh duke nënvizuar rëndësinë e lirisë së medias dhe gazetarëve në raportimin e ngjarjeve. Ai u shpre se duhet të marrë fund mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve, ndërsa shtoi se për shkak të kërcënimeve 12 gazetarë kanë kërkuar azil.

Kreu i shtetit dënoi me forcë të gjitha ngjarjet kriminale dhe kërcënimet ku pre e këtyre sulmeve kanë qenë gazetarët. Ai u bëri institucioneve ligj-zbatuese që të zbardhin këto raste.

‘Një solidaritet dua të shpreh për gazetarët e terrenit. Për ata që raportojnë ngjarjet, faktet në mënyrë të menjëhershme. Apeli im sot është që gazetarët të vijojnë pa u trembur në raportimin e lajmit dhe pa u shantazhuar nga askush.

Dua të përsëris thirrjen time edhe më parë të bërë publike, ndaj institucioneve, që të zbardhen sulmet ndaj gazetarëve, fatkeqësisht të shpeshtuara, pasi çdo vonesë në këtë drejtim ndikon negativisht në lirinë e shprehjes në vendin tonë. Mosndëshkimi i tyre kundër gazetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Asnjë gazetari nuk duhet t’i rrezikohet jeta apo t’i rrezikohet vendi i punës për shkak të një lajmi”, tha presidenti Meta.

LIVE – Pritje me gazetarët dhe atashetë e shtypit të ambasadave të huaja, me rastin e "Ditës Ndërkombëtare për t'i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve".

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 2 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY