Sherri mes grekëve dhe shqiptarëve, zbardhet ngjarja e rëndë

Sherri mes grekëve dhe shqiptarëve, zbardhet ngjarja e rëndë

161
0
Shares

Është zbardhur sherri mes shqiptarëve dhe grekëve ku mbetën të plagosur 6 persona në Athinë.

Sipas mediave, në gjendje me të rëndë është një i ri shqiptar, që është goditur me thikë në kraharor, si dhe një grek, që ka një plagë me armë zjarri në qafë.

Duke iu referuar mediave greke sherri nuk ka ndodhur për shkak të ngjarjes në Bularat, me vrasjen e 35-vjeçarit.  Sipas mediave greke shkaku i përleshjes lidhet me mosmarrëveshje ekonomike (lidhur me trafikun e drogës) që kishin ndërmjet tyre dy shqiptarë.

Ngjarja sipas mediave

Policia ka mbledhur dëshmitë nga ku tre shtetas shqiptarë shkuan të dielën në një dyqan në Geraka, pranë kryeqytetit, ku punonte një bashkatdhetar i tyre, i cili i kishte ca para borxh njerit prej të treve. Aty lindi një sherr, ku tre shqiptarët e rrahën keqas “debitorin”.

Ky i fundit, i shoqëruar dhe nga të tjerë, u takua me ata të tre, në një park, në orët e para të mesnatës. Aty, u përleshën fillimisht me thika dhe pastaj pati edhe të shtëna armësh, të cilat sipas banorëve të zonës kishin kaluar limitet.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY