Kapet ‘Pasari shqiptar’ në Greqi: Kishte 7 emra, 6 atësi dhe 10...

Kapet ‘Pasari shqiptar’ në Greqi: Kishte 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra

350
0
Shares

Një shqiptar i cili është cilësuar nga policia greke si tepër i rrezikshëm është arrestuar.

44 vjeçari nga Saranda njihet si “Pasari shqiptar”, referuar kriminelit te rrezikshëm grek Kostandinos Pasaris, i cili vrau disa policë në Greqi dhe u kap në Rumani.

Mediat vendase shkruajnë se ai u kap në Athinë, në  lagjen ‘Kalithea’ së bashku me të u një tjetër shqiptar 29-vjecar. Ai përdorte 10 emra markash, 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra.

Sarandioti është kapur me një pistoletë, ndërsa ndaj tjetrit kishte urdhër arresti për vjedhje. Identiteti i tij i vërtetë u vërtetua në vitin 2008 pas bashkëpunimit me policinë shqiptare.

Ai u arrestua në Greqi në vitin 2008 për një serë grabitjesh, kundërshtim me armë të policisë, por dhe për një vrasje të ndodhur ne Greqi si shenjë hakmarrje për një tjetër vrasje te ndodhur ne Sarande në fillim të viteve ‘90. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pas kryerjes së dënimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY